image PDK zgjedh kryetarin e ri më 3 korrik

Politikë

PDK zgjedh kryetarin e ri më 3 korrik

news image

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Sipas njoftimit të dërguar mediave, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim.

PDK nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar është me ushtrues detyre të kryetarit pasi që ish-kryetari, Kadri Veseli dha dorëheqje.

Veseli ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së që nga atëherë është Enver Hoxhaj./Gazeta Sinjali/