image PDK: Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me ne, ia kemi ofruar numrin 3 në listë

Politikë

PDK: Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me ne, ia kemi ofruar numrin 3 në listë

news image

Shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vasfije Krasniqi, ka qenë në negociata me këtë parti për t’u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjoshi ka thënë se deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK-në, e cila i ka ofruar asaj numrin 3 në listë.

“Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista. I ka pasur disa kërkesa për mbështetje që ndoshta të tjerat ja kanë ofruar më shumë. Ne asaj ia kemi ofruar numrin 3 në listë”, tha ai në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjoshi nuk pranoi të tregojë kërkesat që i ka pasur Krasniqi ndaj PDK-së./Gazeta Sinjali/