image PDK reagon pas vendimit të Supremes për Komunën e Dragashit

PDK reagon pas vendimit të Supremes për Komunën e Dragashit

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme që të përsëritet votimi me postë në Komunën e Dragashit.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se votat me postë ishin të manipuluara me qëllim që të deformohet rezultati zgjedhor në Dragash.

Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme e cila sot rikonfirmoi se votat që kishin ardhur me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor dhe cenimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit të cilët më 14 nëntor përmes një procesi fer e demokratik rizgjodhën Shaban Shabanin kryetar për mandatin e ri katërvjeçar.Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson vendimin e Gjykatës Supreme dhe pret që riorganizimi i zgjedhjeve për votuesit me postë ta rikonfirmoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit për fitoren e kryetarit Shaban Shabani”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë rastin dhe qytetarët që të votojnë pa presion e ndikim.

“Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë deri në fund dhe të ndëshkojë çdo person manipulues që ka guxuar të deformoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit që jetojnë jashtë vendit. PDK fton të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit”.

/GazetaSinjali/