image PDK: Qeveria Hoti ka dështuar të menaxhojë situatën me COVID-19 nëpër shkolla

Kosovë

PDK: Qeveria Hoti ka dështuar të menaxhojë situatën me COVID-19 nëpër shkolla

news image

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka thënë se Qeveria Hoti ka dështuar ta menaxhojë situatën me pandeminë COVID-19 nëpër institucionet arsimore të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxha përmes një konference për media ka thënë se nuk po bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla.

Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, stafit teknik dhe administrativ, si rezultat i këtij moskujdesi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë shkolla në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

Tutje, deputeti i PDK-së ka shtuar se qeveria në krye me Avdullah Hotin është munduar të kamuflojë një strategji të organizimit të mësimit përmes tri skenarëve, e që sipas tij, ky është tregues se kjo qeveri nuk ka asnjë strategji për këtë.

Qeveria e mëhershme e Albin Kurtit në kohën e pandemisë la pa inkuadruar në mësim online rreth 32,000 nxënës në Kosovë apo rreth 11% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kryesisht fëmijë të familjeve nën asistencë sociale, dhe fëmijë me nevoja te veçanta. Dështim i njëjtë po ndodh edhe me qeverinë Hoti, e cila u mundua të kamuflojë një strategji të organizimit të mësimit në kohë pandemie përmes tri skenarëve  A, B dhe C. Një qeveri që del me tre skenarë, tregon që nuk e ka as edhe një të vetëm”, ka thënë ndër të tjera Hoxha./Gazeta Sinjali/