image PDK paralajmëron humbjen, u dërgon mesazh qytetarëve që ta ndihmojnë

Kosovë

Zgjedhjet/ PDK paralajmëron humbjen, u dërgon mesazh qytetarëve që ta ndihmojnë

news image

Partia Demokratike e Kosovës, po tenton që në orët e fundit të ndikojë tek qytetarët e Kosovës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas mesazheve të siguruara nga Gazeta Sinjali, PDK ka nevojë për vota për shkak të rezultateve jo të favorshme për të.

Nga PDK shumë qytetarëve u është dërguar një mesazh në numrin e tyre të telefonit duke u kërkuar që të dalin dhe ta votojnë këtë parti.

Në mesazh referuar exit pollit thuhet se rezultati është shumë i ngushtë, duke kërkuar që me votën e tyre të përcaktojnë qeverisjen e ardhshme./Gazeta Sinjali/