image PDK: Nuk kemi as vullnet as votë për Haradinajn president

PDK: Nuk kemi as vullnet as votë për Haradinajn president

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se ky subjekt politik nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për president, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Haradinaj, në këtë situatë PDK nuk ka as vullnet e as votë për ta votuar atë për president.

Madje, ai thotë se PDK-ja kishte bërë gabim kur e kishte votuar atë për postin e kryeministrit dhe kur vendosi të bashkëqeverisë me AAK-në.

‘’Në këto rrethana PDK as nuk ka vullnet e as votë për Haradinajn president. PDK-ja e ka votuar për kryeministër Haradinajn, e për arsye elektorale e la këtë post. Ne kemi përkrah një person që e ka braktis këtë besim. Nuk e kuptoj opozitën e AAK-së brenda Qeverisë, po sillet e papjekur, njëjtë si është sjellë me ne. Ky është ndoshta gabimi edhe i PDK-së, që kemi bashkëqeverisur me Aleancën’’, ka deklaruar Bytyçi në T7./Gazeta Sinjali/