image PDK në Dragash lidh koalicion me tri parti

PDK në Dragash lidh koalicion me tri parti

news image

Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me AAK, GIG dhe Pokret Za Gora, për balotazhin e 14 nëntorit.

Dega e PDK-së në Dragash, përmes një postimi në rrjetin Facebook ka treguar se, Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Saiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunës së Dragashit, Shabani garon me kandidatin e LDK-së Bexhet Xheladini. Ky i fundit ka marrë mbështetje nga LVV-ja./GazetaSinjali/