Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me AAK, GIG dhe Pokret Za Gora, për balotazhin e 14 nëntorit.
Dega e PDK-së në Dragash, përmes një postimi në rrjetin Facebook ka treguar se, Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Saiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.
Në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunës së Dragashit, Shabani garon me kandidatin e LDK-së Bexhet Xheladini. Ky i fundit ka marrë mbështetje nga LVV-ja./GazetaSinjali/