Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, e partitë politike nuk po i ndalin tubimet në shkelje të ligjit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është parë edhe sot, në një tubim të kandidates për deputete të PDK-së nga Peja, Arta Vokshi Nallbani.
Sipas fotografive të publikuara në Facebook nga Vokshi Nallbani, shihet se janë mbledhur dhjetëra persona në një restorant, pa respektuar asnjë masë antiCOVID, në mesin e tyre edhe Hajredin Kuçi dhe Xhavit Haliti nga PDK.
Kujtojmë se pothuajse të gjitha partitë politikë janë gjobitur për mosrespektim të masave.