image PDK kërkon që Qeveria t'i rishqyrtojë masat anti-COVID: Janë ekstreme dhe anti-shqiptare (VIDEO)

Politikë

PDK kërkon që Qeveria t’i rishqyrtojë masat anti-COVID: Janë ekstreme dhe anti-shqiptare (VIDEO)

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të rishikojë masat anti-COVID të miratuara më 21 janar të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu, përmes një komunikate për media, tha se MSh duhet të largojë masën për tri doza të vaksinës që është vendosur për ata që futen në territorin e Republikës së Kosovës.

“PDK-ja masat e fundit anti-COVID i konsideron të ngutshme, joprofesionale dhe shumë të dëmshme në shumë dimensione. Këto masa janë të dëmshme për bizneset tona, bile edhe për ato jashtë Kosovës që bashkëpunojnë me vendin tonë dhe jo parimore në raport me të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kjo qeveri në mungesë të kapaciteteve dhe të vizionit për të menaxhuar me pandeminë, ka zgjedhur masa ekstreme, në pamundësi që të merr masa, të shtojë kapacitetet, parapëlqejë të ndërmarrë masa ekstreme, duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve dhe duke penalizuar dhjetëra-mijëra biznese të cilat edhe ashtu nuk po i ndihmon”, ka thënë Avdullahu.

Ai ka shtuar se PDK-ja kërkon nga Qeveria që t’i rishikojë masat e fundit që ka vendosur.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i rrisë kapacitetet menaxhuese dhe t’i zbatojë masat e duhura, në mënyrë që qytetarët e vaksinuar me të dy dozat, të kenë mundësi të lëvizin lirshëm dhe pa kufizime.

Abdullahu ka kritikuar në mënyrë të veçantë masën që kushdo që dëshiron të futet në Kosovë, duhet të ketë tri dozat e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur atë anti-shqiptare.

Sipas masave të fundit të vendosura këtë muaj nga Qeveria, ora policore zbatohet nga ora 22:00-05:00, ndërkaq për ata që duhet të hyjnë në Kosovë, duhet të kenë tri dozat e vaksinës apo dy dozat plus testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë./GazetaSinjali/

/GazetaSinjali/