image PDK-ja vendos 'dështimet e Kurtit' para objektit të Qeverisë - PAMJE - Sinjali

PDK-ja vendos ‘dështimet e Kurtit’ para objektit të Qeverisë – PAMJE

news image

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Skandalet e Donika Gërvalla Schwarz”, “Asnjë fjalë për çlirimtarët”, “E harrut Astrit Deharin”, “Buka 99 centë”, “Nafta 1,58 euro”, “E harrut Astrit Deharin”, “165 milionë euro ZRrE-së terr qytetarëve”, “Emërimi i xhaxhait të Glauk Konjufcës”, ishin disa nga shkrimet e vendosura para objektit të qeverisë, siç thonë ata, për dështimet e qeverisë në një vjetorin e saj.

Ndërsa Donjet Bislimi, anëtar i kryesisë së PDK-së, tha se ky vit qeverisës ka qenë jo progresiv ndërkohë që i quan “praktikantë” zyrtarët e qeverisë.

Dje më 22 mars qeveria Kurti dy i ka bë një vit, por fatkeqësisht ky është një vit i praktikantëve që nuk shënuan asnjë progres. Gjatë këtyre 365 ditëve kemi parë gjithcka por vetëm qeverisje jo. qytetarët për një vit rresht kanë parë paaftësitë e Kuritit për të qeverisur, kjo vjen për shkak të mungesës së kompetencës vizionit e vullnetit”, ka thënë Bislimi.

Tutje ai vazhdoi: “Shporta ushqimore e qytetarit është shtrenjtuar aq shumë sa qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin”.

Ai shtoi se kjo qeveri ka arritur të krijojë vende pune vetëm për nipat e dajtë e ministrave dhe deputetëve të Albin Kurtit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin