image PDK-ja paralajmëron aksion simbolik para MPJ-së

Politikë

PDK-ja paralajmëron aksion simbolik para MPJ-së

news image

Rinia Demokratike e Kosovës organizon sot një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimin e ka bërë Partia Demokratike derisa ka njoftuar se aksioni nisë në orën 14:30.

Ky aksion vjen pasi ditëve të fundit është kërkuar edhe shkarkimi i Donika Gërvallës, dhe pasi u cilësua nga opozita edhe si “përfaqësuese e Serbisë në Kosovë”.

Tensionet dje në Kuvend u krijuan pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) filluan ta kritikojnë ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për një deklaratë të dhënë për media vite më parë për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit. /Gazeta Sinjali/