image PDK-ja flet për mundësinë që Gent Cakaj t'i bashkohet kësaj partie

Politikë

PDK-ja flet për mundësinë që Gent Cakaj t’i bashkohet kësaj partie

news image

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një konference për media ka njoftuar se në listën e kësaj partie për deputetë do të ketë edhe emra të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka folur edhe për mundësinë që ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, t’i bashkohet PDK-së.

Unë nuk arrita që të flas me z.Cakaj. E çmoj shumë punën e tij. Nuk kemi pasur komunikim me të kohëve të fundit”, ka thënë më tutje Hoxhaj.

Hoxhaj, poashtu konfirmoi se sot do t’i prezantoj 3 aderime që siç tha ai, do të jenë befasi e madhe për qytetarët.

Sot i kemi 3 aderime që për ju do të jenë befasi e madhe”, ka thënë ai.

Pas dorëheqjes nga pozita e ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, ka pasur zëra që Gent Cakaj do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij, teksa ka qartësuar se nuk do jetë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë.

Qartë, zëshëm dhe prerë: JO. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë prej partive politike në Kosovë. Çfarëdo pretendimi tjetër është vetëm spekulim i tregtarëve të lajmeve të rreme”, kishte thënë Cakaj në një emsion televiziv./Gazeta Sinjali/