image PDK-ja e mohon se po diskutohet emri që do ta zëvendësojë Veselin

Politikë

PDK-ja e mohon se po diskutohet emri që do ta zëvendësojë Veselin

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Anvi Bytyçi, ka mohur se në këtë parti po diskutohen emra për zëvendësimin e kryetarit të saj, Kadri Veseli, nëse gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën për rreth 100 vrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se këto janë spekulime dashakeqe dhe si të tilla janë tërësisht të pavërteta.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik, Kadri Veseli. Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar Veseli, janë tërësisht të pavërteta”, ka shkruar Bytyçi në Facebook./Gazeta Sinjali/