image PDK ironizon me VV-në para Qeverisë, shpall “konkurs” për diler të drogës

Sociale

PDK ironizon me VV-në para Qeverisë, shpall “konkurs” për diler të drogës

news image

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para ndertesës së Qeverisë së Kosovës.

Ky aksion kishte të bënte me rastin e arrestimit të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili u kap me drogë para disa ditësh.

Aktivistët e PDK-së kanë ironizuar me asamblistin Mujeci, duke publikuar një pankartë në të cilën shkruante: konkurs për diler të drogës.

Në këtë “konkurs” janë publikuar edhe kriteret që duhet t`i përmbushin kandidatët.

/GazetaSinjali/