image PDK dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut

Politikë

PDK dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me rastin e arrestimit të Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kërkesa është e mbështetur nga 40 deputetë.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/