image PDK afër finalizimit të 'Qeverisë në Hije'

Politikë

PDK afër finalizimit të ‘Qeverisë në Hije’

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta themelojë shpejtë kabinetin e ‘qeverisë së mirë’, me të cilin synojnë që ta sfidojnë qeverisjen aktuale.

PDK dje ka mbledhur strukturat e saj për ta diskutuar detajisht këtë hap.

Bashkë folëm edhe për përgatitjet rreth themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, i cili do të finalizohet së shpejti. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës në Kosovë, mbetet e përkushtuar që krahas reformave dhe angazhimit të bazuar në kompetencë, të ofrojë alternativa të mirëfillta qeverisëse e transformuese për vendin“, ka thënë numri një i PDK-së.

Ai tutje ka shkruar: “Zhvillimet politike në vend, rajon dhe Evropë, situata e sigurisë, kriza ekonomike, shqetësimet e qytetarëve në raport me rritjen e çmimeve të produkteve, janë tema që duhet të trajtohen seriozisht dhe me prioritet”.

/GazetaSinjali/