image PD-ja i kundërpërgjigjet Ramës: Në krah me Vuçiqin ke lobuar për ndarjen e Kosovës

Shqipëri

PD-ja i kundërpërgjigjet Ramës: Në krah me Vuçiqin ke lobuar për ndarjen e Kosovës

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, iu është kundërpërgjigjur kryeministrit, Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi rivalët politik, Metën, Berishën e Bashën se kanë votuar pro raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Paloka akuzoi Ramën se ai në krah me Vuçiqin ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Ndërkohë, nënkryetari i PD-së shtoi se kontributet e Bashës dhe Berishës për Kosovën vlerësohen nga të gjithë.

Postimi i plotë i Palokës pa ndërhyrje:

Guxon e flet per Kosoven ai qe projektoi ndarjen e saj. Flet per Kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vuçiç, lobonte me fort se serbet per t’i kaluar Mitrovicen e Veriut, Serbise.

Flet per Kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Millosheviçit ne te njejten kohe qe poshteronte lidershipin politik te Kosoves dhe heronjte e gjalle te UÇK!

Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se t’i dergonte neper gjykata, Serbia, ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politike te Kosoves!

Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij .

 Nuk eshte rastesi qe, nen qeverisjen e Rames, s’ka patur asnje njohje, por vetem çnjohje te Kosoves. Sa per kontributin e Lulzim Bashes, e dine mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politike, duke nisur nga Thaçi, per te cilin ben sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga ,çdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavaresise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per çdo shqiptar ketej e andej kufirit.

Turp qe sot po e perdor prape Kosoven, jo per ta ndihmuar, por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtezakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes! /Gazeta Sinjali/