image Paviloni i Kosovës në Bienale, në 10-shen më të mirë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

Paviloni i Kosovës në Bienale, në 10-shen më të mirë

news image

Kosova, edhe në këtë vit pati pavilonin e saj në Bienalën e Venedikut.
Artisti Alban Muja, solli projektin e tij që të rikthen në histori duke bërë thirrje që të mos harrohet e kaluara.

Përmes tri videoinstalcioneve ai solli një retrospektivë të tri ngjarjeve që kanë ndodhur 20 vite më parë, e që përveç se janë histori personale, zbërthejnë edhe memorien kolektive duke vënë në pyetje edhe ndikimin që kanë imazhet dhe mbulimi medial, sidomos gjatë luftërave dhe konflikteve.

E duket se punimi i artistit që i jepte zë refugjatëve shqiptarë të 1999-tës është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

Featured Image

Faqja artsy në vlerësimin e 10 paviloneve më interesante të kësaj Bienale ka zgjedhur edhe atë të Kosovës me historitë e rrëfyera. /Gazeta Sinjali/

Installation view of Alban Muja, “Family Album,” for the Kosovo Pavilion at the 58th Venice Biennale, 2019. Photo by Italo Rondinella. Courtesy of La Biennale di Venezia.

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: