Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka njoftuar se në vigjilje të festave të fundvitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.
Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjën e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve e në Lagjën e Doktorëve.
“Dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit” thuhet në njoftimin e Policisë.
I njëjti aktivitet u mbajt edhe gjatë ditës së djeshme, në komuna të tjera.