image Pavarësisht rezultatit, Joe Biden do t’i drejtohet popullit të tij sonte

Botë

Pavarësisht rezultatit, Joe Biden do t’i drejtohet popullit të tij sonte

news image

Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po planifikon të shpallë fitoren të martën në mbrëmje nëse organizatat përkatëse e shpallin atë fitues të zgjedhjeve, edhe nëse presidenti aktual, Donald Trump refuzon të pranojë dhe kundërshton rezultatin, transmeton Gazeta Sinjali.

Këshilltarët e fushatës së Biden janë shprehur se ish-zëvendëspresidenti dëshiron të shmang një keqinformim të mundshëm të Trumpit lidhur me procesin zgjedhor.

“Neve nuk na intereson se çka thotë Trump”, ka thënë menaxheri i fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon, duke se shtuar se ata do të përdorin të dhënat e tyre dhe do të sigurohen që ish-zëvendëspresidenti t’i drejtohet popullit.

Kurse, Trump raportohet tu ketë thënë privatisht këshilltarëve të tij që nëse do të duket se ai po fiton garën ai do të shpallë fitoren.

Ndërkohë, pavarësisht rezultatit Biden pritet t’i drejtohet natën e të martës popullit amerikan.

/Gazeta Sinjali/