image Pavarësisht rezultateve, trajnerit Challandes do t’i ofrohet kontratë e re

Futboll

Sport/ Pavarësisht rezultateve, trajnerit Challandes do t’i ofrohet kontratë e re

news image

Trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes do t’i ofrohet kontratë e re pas Kampionatit Evropian, pa marrë parasysh rezultatet.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar menaxheri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala.

“Trajnerit Bernard Challandes do t’i ofrohet një kontratë e re, pavarësisht rezultateve. Ka pasur spekulime se kontrata e re varet nga performanca, por kjo nuk është e vërtetë” – theksoi Bajram Shala.

Kosova më 26 mars e luan ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve, ndërsa nëse fiton, do të luajë ndeshjen e radhës e cila vlen një biletë për Kampionatin Evropian./Gazeta Sinjali/