image Pavard: Kam humbur ndjenjat për 10 deri 15 sekonda, pas goditjes nga futbollisti gjerman

Futboll

Pavard: Kam humbur ndjenjat për 10 deri 15 sekonda, pas goditjes nga futbollisti gjerman

news image

Franca e ka nisur aventurën në Evropian me një fitore kundër Gjermanisë, por ka pasur shumë frikë për mbrojtësin e djathtë Benjamin Pavard, transmeton Sinjali Sport.

Lojtari i Bayern Munich ka marrë një goditje në kokë nga Gosens në momentet e fundit të ndeshjes dhe ka humbur ndjenjat për pak momente.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar gjithçka për “BeIN Sports”.

“Ka qenë një tronditje e madhe, kam humbur ndjenjat për 10 ose 15 sekonda”, ka thënë Pavard. “Më pas, kam qenë menjëherë më mirë”, ka shtuar francezi, i cili ka luajtur deri në vërshëllimën e trefishtë.

“Kemi mundur një Gjermani shumë të mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe në sulm dhe në mbrojtje. Jemi mirë dhe besoj se do të përmirësohemi” tha Pavard. /Gazeta Sinjali Sporti/