Kohëve të fundit është raportuar një numër i madh i emigrantëve që kanë ardhur në Kosovë. Këtu madje po tentojnë të gjejnë strehim. Por, shpeshherë po ndodhin edhe incidente nga ta, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë treguar se pronari i një moteli në rrugën “Gazmend Baliu” në Mitrovicë, pati probleme me një maroken.
Sinjali po ashtu mëson se mosmarrëveshja mes pronarit të motelit dhe viktimës erdhi lidhur me mospagesën e motelit, me ç’rast të njëjtit edhe u përleshën mes vete.
Sinjali ka siguruar informacione se të dy kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas lëndimeve të marra, më pas marokeni është dërguar në QKUK, Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm. /Gazeta Sinjali/