image Patate e mbushur me proshutë

Recetë/ Patate e mbushur me proshutë

news image

Receta e patates së mbushur me proshutë është idealja për darkën e sotme.

Kjo recetë është tejet e shijshme dhe përgatitet shumë lehtë, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit (për 4 persona)

4 patate të mëdha, 20 gr gjalpë, 80 ml pana, 4 lugë djathë parmixhan i grirë, 75 gr proshutë e copëtuar, 1 qepë jeshile e grirë hollë dhe vaj ulliri.

Përgatitja

Lani dhe thani mirë patatet, pa ua hequr lëkurën. Ndizeni furrën në 180 gradë. Shponi patatet me pirun në të gjithë sipërfaqen, lyejini mirë me gjalpë, vendosini në një tavë dhe piqini në furrë për rreth 1 orë që të tkurren.

Lërini patatet pak të ftohen dhe në krye të tyre pritni me thikë një vrimë, për të nxjerrë tulin. Mund edhe të prisni patatet në gjysmë, si varka të vogla. Nisni të nxirrni tulin me lugë, duke lënë vetëm lëkurën si mbajtëse.

Tulin përziejeni mirë me panën, djathin parmixhan, proshutën dhe qepët e grira hollë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Futeni përzierjen sërish në patatet.

Spërkatni pak vaj ulliri mbi patatet dhe rikthejini në furrë për rreth 20 minuta më tepër, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe përzierja të piqet./Gazeta Sinjali/