Kriptomonedhat dhanë “një dorë” që Shqipëria të mbeste “në klasë” në luftën ndaj pastrimit të parave. Ndryshe nga më herët, në raportin për vitin 2021, Moneyval diktoi se në këtë vend ka rrezik të lartë të pastrimit të parave me anë të monedhave digjitale.
Po si kryhet pastrimi i parave me anë të kriptovalutave?
Besmir Semanaj, ekspert IT-së, shpjegon: “Një nga mënyrat më të njohura është me anë të mikserëve, që do të thotë se çdo transaksion që kryhet me kriptovalutë ruhet në “blockchain” dhe është publik. Personi nuk dihet se kush është pas këtij transaksioni”.
Ekspertët tregojnë se cilat profile njerëzish më së shumti kryejnë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave me anën e monedhave virtuale.
Në analizën e Moneyval, përdorimi i kriptomonedhave ka rritur rrezikun për transferta të parave të pista, pasi anashkalon rregullat që ka sistemi bankar. Njësia sheh si risk të shtuar mundësinë për transferimin e të ardhurave përmes aseteve virtuale nga krimi i organizuar dhe politikanët, raporton a2news.