Nëse dëshironi të ushqeheni mirë dhe atë në pak minuta, atëherë ju duhet të përgatitni pasta me brokoli.
Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 300 gr makarona, 400 gr brokoli, 2 lugë gjelle rikota, 4 lugë gjelle stika pishe, 4 lugë gjelle djathë, 1 thelpi hudhër dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Zieni pak brokolin, as sa të mbetet e fortë. Lëngun ku është zierë brokoli e përdorni për të zierë makaronat që të marrin erën e brokolit. Ndërkohë, në një mikser përzieni 2 lugë gjelle rikota, dy lugë gjelle me stika pishe, 4 lugë gjelle me djathë të grirë, një thelpi hudhër dhe vaj ulliri deri sa të përftoni një masë kremoze.
Këtij kremi i shtoni edhe dy garuzhde ujë nga i brokolit për t’a holluar, por jo që të bëhet shumë i hollë. I bashkoni me copat e prera të brokolit dhe ia shtoni makaronave. Në fund skuqni me gjalpë dy lugë gjelle me stika pishe dhe ua shtoni nëpër pjata makaronave./Gazeta Sinjali/