Një pjesë e madhe e maleve kanë mbetur të shkatërruara tërësisht si pasojë e zjarreve në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna.
Gjatë ditës së premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri, ndërsa në këtë fshat ka pasur zjarre por me intensitet të zvogëluar.
Për shuarjen e zjarreve në këto zona përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë.
Disa foto të marra nga droni në Shtupeq shfaqin shkatërrimin që zjarret lanë pas.