image Izolimi nga pandemia, kërkohet që të prodhohen prezervativë në kushte specifike

Izolimi nga pandemia, kërkohet që të prodhohen prezervativë në kushte specifike

news image

Karex Bhd i Malajzisë bën një nga çdo pesë prezervativë në nivel global. Mirëpo kjo firmë nuk ka prodhuar një prezervativ të vetëm nga tre fabrikat e saj në Malajzi në 10 ditët e fundit, për shkak të një bllokimi të vendosur nga qeveria për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Kjo tashmë ka shkaktuar një mungesë prej 100 milionë prezervativësh, që normalisht tregtohet ndërkombëtarisht nga marka të tilla.

“Ne do të shohim një mungesë globale të prezervativëve kudo, që do të jetë e frikshme”, i tha shefi ekzekutiv i Karex, Goh Miah Kiat këtë javë Reuters.

Goh tha që Karex ishte në proces të apelit ndaj qeverisë për një përjashtim për të vepruar në kushte specifike.

Malajzia është vendi më i prekur nga Azia Juglindore, me 2,161 infeksione me koronavirus dhe 26 vdekje. Bllokimi pritet të mbetet në vend të paktën deri më 14 prill.

Vendet e tjera të mëdha prodhuese të prezervativit janë Kina, ku edhe aty koronavirusi çoi në mbyllje të madhe të fabrikave, dhe India dhe Tajlanda, të cilat po shohin infeksione që rriten çdo ditë.