Reperi i njohur shqiptar S4MM, u nda përfundimisht me ish-gruan e tij, Filis Ismaili, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa kohë më parë reperi kishte folur për herë të parë në lidhje me ndarjen e tij në një nga emisionet e Kosovës.
Ai është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e tyre janë ndarë.
“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, deklaroi reperi aso kohe.
Ndërsa së fundmi nga disa imazhe të postuara nga faqja artistët shqiptarë në Instagram, S4MM shihet në shoqërinë e një gruaje misterioze.
Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, teksa janë të përqafuar mes vete.
Aludohet se kënga ‘Tradhtare’ nga S4MM ishte e dedikuar për ish-gruan e tij, ndonëse reperi e ka mohuar.