Pasi Senati e liroi nga akuza për shpërdorim detyre, gjendja shpirtërore- festive e Donald Trump ka zënë vend. Ai dëshironte të ndante gëzimin me gruan e tij dhe zonjën e parë, Melania Trump, e cila ishte me të gjatë gjithë gjyqit.
I gëzuar, presidenti i SHBA-së Trump u përpoq të puthte Melania në buzë, por ai nuk e priste që ajo do t’i kthente faqen para kamerave.
Gjithsesi, Trump më vonë falënderoi publikisht Melania dhe pjesën tjetër të familjes për mbështetjen që ata ofruan. Përveç Melania, vajza Ivanka dhe djali Barron ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
“Dua t’i kërkoj falje familjes për gjithçka,” tha Donald gjatë fjalës së tij.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mbahen në nëntor të këtij viti, dhe duket se Trump duhet të fitojë jo vetëm simpatinë e votuesve, por edhe të gruas së tij./Gazeta Sinjali/