Komuna e Obiliqit, nëpërmjet Drejtorisë së Shëndetësis dhe Mirëqenies Sociale rikonfirmon që në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus. Rastet e fundit të rezultateve laboratorike të dalura nga IKSHPK, njëri nga pacientet i cili është identifikuar me COVID-19 është nga Komuna e Obiliqit, por përsoni i prekur është ekzaminuar në Aeroportin Ndërkombetar “Adem Jashari” që nënkupton se personi në fjalë nuk ka ardhur fare në Komunën e Obiliqit.
“Pra, bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Obiliqit që të jenë të qetë dhe se deri në këto momente nuk ka vend për panik, por të shtojmë sa më shumë kujdesin dhe të ju përmbahemi rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 15-të. /Gazeta Sinjali/