Aktori dhe autori i shumë filmave hollivudian, Tom Hanks së fundmi u raportua se është prekur nga koronavirusi, bashkë me gruan e tij Rita Wilson.
Ata tanimë janë duke qëndruar në izolim në Australi, ngase ishin atje të pranishëm në promovimin e një biografie për Elvis Presleyn, transmeton Gazeta Sinjali.
Hanks shfrytëzoj llogarinë e tij në Twitter, për të falenderuar të gjithë publikun që u kujdesën rreth shëndetit të tij, në luftë kundër koronavirusit.
“Përshëndetje njerëz. Rita Wilson dhe unë duam t’i falenderojmë të gjithë që po kujdesen për ne. Ne jemi të infektuar me COVID-19 dhe jemi në izolim, kështu që nuk e përhapim atë te dikush tjetër”, ka shkruar ai.
Tom Hanks gjithashtu këshilloi të gjithë që janë prekur nga ky virus të qëndrojnë të izoluar, të mos e bartin atë tek të tjerët dhe të marrin parasysh e të ndjekin këshillat e ekspertëve. /GazetaSinjali/