image Këta janë personazhet e njohura, që u prekën nga virusi COVID-19

Showbiz/ Këta janë personazhet e njohura, që u prekën nga virusi COVID-19

news image

Koronavirusi ose COVID-19, është një virus i cili është shtrirë nëpër vende të ndryshme në botë, duke shkaktuar kështu një numër të madh të të prekurve e të viktimave.

Padyshim se ky virus nuk ka kursyer edhe emra të njohur nga muzika, sporti, politika e shum fusha të tjera.

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson

Tom Hanks 63 vjeçar është bërë i famshmi i parë që së bashku me gruan e tij Rita Wilson dolën publikisht për të treguar se janë prekur nga ky virus.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau

Justin Trudeau ka konfirmuar se bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau ka dalë pozitive në testin për COVID-19, dhe si pasojë të dy janë në karantinë.

Rudy Gobert ylli i NBA

Qendra e Utah Jazz, Rudy Gobert (27) testoi pozitiv për koronavirus, duke bërë që NBA të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të pezullimit të sezonit të saj. Por ajo që ishte trend ditët e fundit është veprimi i basketbollistit i cili në një konferencë për media preku të gjithë mikrofonët e gazetarëve si për ‘ironi’.

Daniele Rugani lojtar i Juventusit

Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën, 11 Mars 2020, se mbrojtësi Daniele Rugani u diagnostikua me coronavirus. Rugani, është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që doli pozitiv në këto teste.

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka testuar pozitivisht për koronavirusin, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën e parë në izolim.