image Pasi s'kaloi Projektligji për Trustin, opozita lëshon sallën

Politikë

Pasi s’kaloi Projektligji për Trustin, opozita lëshon sallën

news image

Në Kuvendin e Kosovës pak më parë nuk u miratua Projektligji për tërheqjen e 30% të Trustit, shkruan Gazeta Sinjali

Lidhur me këtë vendim opozita ka lëshuar sallën.

Nga 120 deputetë sa ishin në sallë, 44 deputetë kanë votuar për, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Votimi për këtë projektligj ishte vendosur në rend dite në seancën e 22 qershorit mirëpo për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, seanca plenare u shty për të nesërmen.

Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjete të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka shkaktuar debat në vend.

Propozimin lidhur me këtë e ka bërë më 9 mars subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një projektligji të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo u përkrah edhe nga subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

/GazetaSinjali/