image Nuk kalon Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Politikë

Nuk kalon Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

news image

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në parim Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, raporton Gazeta Sinjali.

Nga 120 deputetë sa ishin në sallë, 44 deputetë kanë votuar për, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Votimi për këtë projektligj ishte vendosur në rend dite në seancën e 22 qershorit mirëpo për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, seanca plenare u shty për të nesërmen.

Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjete të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka shkaktuar debat në vend.

Propozimin lidhur me këtë e ka bërë më 9 mars subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një projektligji të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo u përkrah edhe nga subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.


/GazetaSinjali/