image Pasi nuk arritën bashkëpunim, Limaj thumbon PDK-në: Lidershipi i ri e ka humbur rrugën

Politikë

Pasi nuk arritën bashkëpunim, Limaj thumbon PDK-në: Lidershipi i ri e ka humbur rrugën

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit PDK-së për shkak të kërkesës së thirrjeve të vazhdueshme të bashkëluftëtarëve, veteranëve anekënd vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj tha se duke qenë se kryetari dhe ish-kryetari i PDK-së janë në Hagë, ka qenë ithtar i ndërtimit të një fronti të përbashkët për të mbrojtur vlerat kombëtare.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, kreu i Nismës thotë se lidershipi i ri e ka humbur rrugën.

“Ata nuk e kuptojnë çka po flas, sepse lidershipi i ri e ka humbë rrugën. Shtrati ynë elektoral e kupton çka po flas”.

Limaj shtoi tutje se lista e deputetëve të Nismës përfaqëson kauzën e Nismës dhe të kaluarën atdhetare.

“Kemi një ekip me personalitete të jashtëzakonshme. Janë profile të larta politike dhe kanë qenë pjesë e vendimmarjes. Poashtu kemi diasporë dhe është një ekip e jashtëzakonshme dhe kjo listë përfaqëson shtratin tonë elektoral dhe vlerën tonë”, tha ai në RTK.

/Gazeta Sinjali/