Kryetari i Komunës së Prizrenit ka emëruar nënkryetarin e ri, disa ditë pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Haskuka ka emëruar ish-drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Visa Shehun.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë Shehu, përmes një postimi në Facebook.
“Kam qenë i emëruar dhe jam mirënjohës për besimin e ofruar nga kryetari Haskuka dhe nga Lëvizja Vetëvendosje! në drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit…Besimin e dhënë në pozitën e re, atë të nënkryetarit të Komunës, do mundohem t’a bëj me përgjegjësi dhe me dinjitet ashtu sikundër e meriton Prizreni”, ka shkruar Shehu.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, të premten e kaluar ka shkarkuar 4 zyrtarët e lartë komunalë që kanë përfaqësuar LDK-në në ekzekutivin lokal./Gazeta Sinjali/