image Pasi nxjerrin viktimën e fundit, ekipet e shpëtimit ngrisin flamurin kombëtar mbi rrënoja

Rajon

Emocionuese/ Pasi nxjerrin viktimën e fundit, ekipet e shpëtimit ngrisin flamurin kombëtar mbi rrënoja

news image

Është ngritur flamuri shqiptar në rrënojat e hotel “Mira Mare”.

Flamuri i ngrit pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit në shenjë simbolike për ditën e pavarësisë.

Në gërmadhat e hotelit shihet duke u valëvitur flamuri kuq e zi.

Rreth orës 14:30 nga rrënojat e hotelit u nxor trupi i fundit i pajetë, ai i Sotiraq Mishajt. Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.

Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Ndërsa nga tërmeti aktualisht numërohen 42 të vdekur.