Vedat Muriqi është shpallur futbollisti i vitit në manifestimin e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Për çmimin e fituar ka shkruar edhe skuadra në të cilën luan futbollisti kosovar, Fenerbahçe duke thënë: “Do të ketë ende ndeshje për të luajtur, dhe ende gola për të shënuar. Urime Vedat Muriqi”.
Po ashtu edhe Vedati u shpreh mirënjohës për çmimin e fituar duke thënë se ky do të jetë motivim shtesë për të.
Muriqi luajti 7 ndeshje me Kosovën në vitin 2019, dhe realizoi katër gola. Ai nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin, për shkak të detyrës me Fenerbahçen.
Vitin e kaluar këtë çmim e rrëmbeu, Arbër Zeneli.