E mori si ‘lojë’ virusin Covid-19, këngëtari shqiptar Valton Krasniqi, i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus ka publikuar një foto nga spitali ku nuk duket fare mirë.
Ai ka ndarë foto nga shtrati i spitalit teksa qëndronte i lidhur me aparaturat, ndërkohë që dha lajmin se është pozitiv.
Gjithashtu, këngëtari tregoi se nuk e kishte besuar virusin derisa e kishte provuar në lëkurën e tij.
Për më tepër, ai i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes, pasi situata mund të të rrëshkasë shumë shpejt nga duart.
“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi krahas fotos së tij. /Gazeta Sinjali/