image Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion: Për Skënderbeun të ketë serial në Netflix

Kosovë

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion: Për Skënderbeun të ketë serial në Netflix

news image

Loris Castriota Skanderbeg i cili po pretendon se është pasardhës i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, ka nisur një peticion online në mënyrë që t’i bëj thirrje kompanisë së famshme të filmit “Netflix” që të bëjë një film për Skënderbeun

Përmes këtij peticioni ai tenton të arrij qëllimin e tij që ta krijoj një serial apo film për heroin tonë kombëtar, në Netflix, pasi që thotë se Hollywood-i nuk bëri asgjë.

Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur” ka shkruar Loris Castriota Skanderbeg në Facebook.

Peticioni ka arritur ti mbledhë rreth 3000 nënshkrime./GazetaSinjali/