Një burrë që vuante nga një sulm paniku u përpoq të hapte derën e aeroplanit të kompanisë “British Airways” që fluturonte drejt Arabisë Saudite, por u ndalua nga pasagjerët e tjerë, përfshirë vëllain e boksierit Dillian Whyte.
Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje rreth një orë para se BA 263 nga “Heathrow” të aterronte në kryeqytetin saudit.
Pa paralajmërim një njeri i shqetësuar filloi të përpiqej të tërheqë levën në derën në pjesën e pasme të aeroplanit, ndërsa bërtiste “unë dua të dal” në gjuhën angleze.
Një pasagjer tjetër, Ian McNally, shpejt vuri re atë që po ndodhte dhe u përpoq të ndërhynte. Menjëherë ka ndërhyrë edhe Dean Whyte së bashku me pasagjerët e tjerë për të kapur udhëtarin e trembur.
Whyte ishte në gjendje ta kapte burrin dhe të tërhiqte nga dera, ndërsa i thoshte vazhdimisht: “Qetësohu, vëlla!”
Në atë moment, stjuardesat, një prej tyre që mbante prangat, erdhën për të ndihmuar.
Më në fund pas disa minutash të hidhërimit duke bërtitur, pasagjeri u qetësua dhe u kthye në ulësen e tij.
Një punonjës i “British Airways” konfirmoi për “Guardian” se incidenti ishte raportuar tek autoritetet.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë,” tha ai.
Linja ajrore tha se ishte e pamundur që dera e avionit të hapet gjatë fluturimit.
“Ekuipazhi ynë i kabinës kujdesej për një klient që vuante nga një sulm paniku gjatë fluturimit. Na vjen keq për çdo shqetësim që i shkaktoi klientët tanë,” tha një zëdhënës i kompanisë ajrore britanike. / Gazeta Sinjali/