image Pas zhvillimeve në veri, Vuçiqi takohet me kreun e Kishës - merr Dodikun me vete

Rajon

Pas zhvillimeve në veri, Vuçiqi takohet me kreun e Kishës – merr Dodikun me vete

news image

Kisha Ortodokse e Serbisë ka bërë të ditur se sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me patriarkun Porfirije.

Në njoftimin e lëshuar nga kisha serbe, thuhet se Vuçiq ka deklaruar se Serbia është duke u përballur me sfida dhe presione serioze, sipas tij, me të njëjtat ballafaqohen edhe serbët në Kosovë.

“Të gjithë të pranishmit në takim e shprehën vendosmërinë e tyre për të avokuar për paqen, për të mbrojtur fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, thuhet në njoftim të Kishës Ortodokse të Serbisë.

Në takim morën pjesë  edhe anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, si dhe ministri i i Punëve të Jashtme të së Serbisë, Ivica Daçiq.

Ndërkohë, sot në Kosovë, Lista Serbe ka vendosur që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

 “Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

/GazetaSinjali/