image Pas Washingtonit, Hoti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Politikë

Pas Washingtonit, Hoti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

news image

Sot në selinë e Bashkimit Evropian, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00.

Hoti e Vuçiq do të takohen me emisarin special të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës-Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer në Bruksel.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

/GazetaSinjali/