Sikurse kryeparlamentarja Vjosa Osmani para rreth një jave, edhe ministri i i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, e ka larguar nga zyrja e tij fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.
Hera e fundit që fotografia e presidentit u pa në ballë të zyrës së ministrit të VV-së ishte 4 shkurti, dita kur ministri Bislimi e pranoi zyrtarisht detyrën nga ministri paraprak, Lulëzim Rafuna.
Ndërsa me 6 shkurt, në takimin e parë që Besnik Bislimi pati si ministër me Ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt fotografia e Hashim Thaçit nuk duket askund. Vendin e saj e ka zënë një orë muri. /GazetaSinjali/