image Pas vetëm 10 javësh, Klinsmann largohet nga Hertha Berlin

Futboll

Futboll/ Pas vetëm 10 javësh, Klinsmann largohet nga Hertha Berlin

news image

Jurgen Klinsmann ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Hertha Berlinit.

Ai ishte caktuar më 27 nëntor në krye të ekipit gjerman, ndërsa sot u bë zyrtare edhe dorëheqja e tij.

Para Herthas, ai kishte drejtuar edhe Kombëtaren e Gjermanisë gjatë viteve 2004-2006, Bayern Munichun në vitin 2008-2009 dhe ekipin e Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 2011-2016./Gazeta Sinjali/