Gjykata Speciale këtë të premte ka dënuar me 26 vjet burgim Salih Mustafën.
Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, Mustafa është shpallur fajtor për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës.
Ky vendim është edhe i fundit për këtë vit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi gjykatësit, prokurorët dhe stafi përcjellës i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë nga e hëna e 18 dhjetorit do të hyjnë në pushim dimëror.
Pushimi i tyre do të vazhdojë deri më 6 janar 2023, kështu për 19 ditë të njëjtit nuk do të merren më me çështjet juridike.
Por, në kalendarin e Dhomave të Specializuara nuk tregohet se kur do të fillojë puna teksa nga 9 janari nisin zyrtarisht punën.
Kujtojmë se në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 vazhdojnë të mbahen edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së, dhe vendit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.