image Pas vendimit të PZAP-së, reagojnë ashpër nga Vetëvendosja

Kosovë

Zgjedhje/ Pas vendimit të PZAP-së, reagojnë ashpër nga Vetëvendosja

news image

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të PZAP-së, për rinumërimin e rreth 1 mijë e 500 vendvotime.

Rrustemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimet e sotme nuk janë ligjore e as juridike, duke i quajtur ato si vendime të pabaza e politike.

Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka. Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në”, ka shkruar Rrustemi.

Sipas tij, intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë.

Postimi i plotë:

Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk janë, heshtin çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka.

Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në.

Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje.

Intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë. E sendërtimi i rezultateve zgjedhore, me vendime politike: hiq një copë aty, e vendos këtu, janë goditje ndaj vullnetit të votuesve.

Ndryshe, PZAP ka pranuar 53 ankesa, ndërsa, 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara, 1 ankesë konstatohet e tërhequr./Gazeta Sinjali/