image Pas vendimit për largimin e taksës, Donika Kadaj-Bujupi e quan "zogzë" Albin Kurtin

Kosovë

Reagim/ Pas vendimit për largimin e taksës, Donika Kadaj-Bujupi e quan “zogzë” Albin Kurtin

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e taksës ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi e ka quajtur “zogzë” kryeministrin Kurti.

“Kurti i thoshte Thaçit ‘Me neve skifter a jashtë pulë’. Ky as pulë. Zogzë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.

Ndërkaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, më herët e ka quajtur Kurtin mashtrues, duke thënë se me veprimin e fundit ndaj taksës ka nisur kthimin e Serbisë në Kosovë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/donika.kadaj/posts/10156889033161884